Sport

Hakmarrja e ultrasve të Twente-s, pritë tifozëve të Fiorentinës; dhunë verbale dhe një tifoz i shtrirë në tokë (video)

Sezoni i futbollit të madh europian sapo ka nisur dhe fatkeqësisht tashmë ka episode dhune që kanë përfshirë tifozët e një skuadre italiane, Fiorentinës. Në prag të ndeshjes së play-offit të Conference League mes skuadrës italiane dhe Twentes, në fakt u shënua një sherr i vërtetë zhvilluar në Holandë.

25 Gusht 2022, 17:15 Nga DOSJA

Hakmarrja e ultrasve të Twente-s, pritë tifozëve të

HOLANDË- Sezoni i futbollit të madh europian sapo ka nisur dhe fatkeqësisht tashmë ka episode dhune që kanë përfshirë tifozët e një skuadre italiane, Fiorentinës. Në prag të ndeshjes së play-offit të Conference League mes skuadrës italiane dhe Twentes, në fakt u shënua një sherr i vërtetë zhvilluar në Holandë.

Gjithçka nisi me rastin e ndeshjes së parë në Firence, me grupet e tifozëve të Tëentes dhe Fiorentinës që u përplasën dhunshëm. E sigurt është se, siç ndodh shpesh, ultrasit e Twente-s kanë premtuar hakmarrje.

Dhe për fat të keq, pavarësisht pranisë së punonjësve të policisë, gjërat shkuan keq. Në fakt, i gjithë ferri shpërtheu në qendër të Enschede, me një grup tifozësh vjollcë që u gjendën përballë asaj holandeze. Beteja shpërtheu mbi të gjitha në afërsi të stacionit, në shkallët e hotelit Intercity ku ultrasit e Twente-s vendosën të merrnin masa.

Në disa video të bëra nga banorët, shohim sesi tifozët e Fiorentinës në numër më të vogël u gjendën përballë një ofensive të kundërshtarëve. Nëse të parët janë pajisur me shkopinj, këta të fundit kanë nisur të hedhin tavolina dhe ndenjëse të lokaleve të zonës që tashmë do të përballen me dëme të mëdha.

Një trazirë e përgjithshme, me xhama të thyer dhe dëmtime në dyqane. Gradualisht të dy grupet ranë në kontakt dhe ja ku është dhuna e çmendur. Policia nuk ka mundur të ndërhyjë dhe ka pritur përforcime, me situatën e ndezur për disa minuta. Madje, në disa raste dy grupet e ultrasve e kanë çuar sherrin në ekstrem, derisa në vend kanë mbërritur përforcime me furgonët të cilët kanë arritur të shpërndajnë ultrasit.

E.Ç (Dosja.al)

twente fiorentina

Sondazh

Poll