Sport

Feston 8 medaljet në stilin e saj, plasin komentet seksiste për sportisten italiane: " Jam e skandalizuar"!

Një foto për të përjetësuar suksesin e madh të arritur në kampionatin europian të notit. Linda Cerruti kishte postuar në Instagram një foto që e portretizonte në pozicionin klasik, ndërsa ndjekësve u tregonte tetë medaljet e fituara në Romë

25 Gusht 2022, 17:36 Nga DOSJA
Feston 8 medaljet në stilin e saj, plasin komentet seksiste për
Linda Cerruti

ITALI- Një foto për të përjetësuar suksesin e madh të arritur në kampionatin europian të notit. Linda Cerruti kishte postuar në Instagram një foto që e portretizonte në pozicionin klasik, ndërsa ndjekësve u tregonte tetë medaljet e fituara në Romë, gjashtë të argjendta dhe dy të bronzta. Fotoja është realizuar nga disa gazeta dhe është shpërndarë në rrjetet sociale ku kanë mbërritur qindra komente seksiste.

Ende në profilin e saj në Instagram, Cerruti shpërtheu për komentet e ndjekësve: "Fotoja tregon në një pozë artistike, tipike për sportin tim, kokëposhtë dhe e ndarë, së bashku me tetë medaljet e fituara. Sot ne mengjes një mikesha ime më dërgon një nga këto postime të shpërndara nga gazetat në faqen e tyre në Facebook, e hap dhe jam e habitur nga komentet seksiste dhe vulgare."

Cerruti më pas publikoi në profilin e saj fjalët që ishin shkruar poshtë asaj fotoje: "Pas më shumë se 20 vite stërvitje dhe sakrifica, nuk më duket asgjë më pak se TURP dhe më dhemb shumë zemra kur lexoj këtë turmë njerëzish që bëjnë shaka që seksualizojnë trupin tim.Një prapanicë dhe dy këmbë janë vërtet ajo që ka mbetur, tema kryesore e cilës bisedë? (...)

Në të njëjtën kohë, dua të falënderoj të gjithë njerëzit që janë distancuar nga këto komente, më kanë "mbrojtur" dhe e kanë vlerësuar foton për atë që është: imazhi i një artisti sportisti që është krenar për arritjet që ka zhvilluar", ka përfundua notarja në postimin e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Linda Cerruti (@lindacerruti)

E.Ç (Dosja.al)

itali notarja linda cerruti

Sondazh

Poll