Sport

Champions League/ ‘Shi’ milionash nga UEFA… ja sa do të përfitojnë 32 finalistët

2.032 milionë euro do të shpërndahen nga UEFA për skuadrat pjesëmarrëse në grupet e Champions League, të edicionit 2022/2023

25 Gusht 2022, 17:16 Nga DOSJA

Champions League/ ‘Shi’ milionash nga UEFA… ja sa do të

ZVICER - Një ditë pasi Marcelo ngriti Champions League, Carlo Ancelotti mori një mesazh të drejtpërdrejtë, të qartë dhe të fuqishëm: "Ne kemi filluar tashmë rrugën për të fituar Champions Leaguen e pesëmbëdhjetë". Rruga është e gjatë dhe e ndërlikuar. Ai do të fillojë me shortin e sotëm pasdite në orën 18:00 në Stamboll dhe nuk do të përfundojë deri më 10 qershor 2023 në finalen olimpike të Ataturkut…

Por gara në Champions League, nuk është vetëm krenari sportive. 32 skuadrat finaliste, do të kenë rastit, që krahas lavdisë, të mbushin edhe kasafortat. Ja si do të shpërndahen të ardhurat e UEFA-s, të cilat për finalistët do të jeni ‘shi’ milionash…

Klubet pjesëmarrëse në ndeshjet në grupe të Champions League dhe në Superkupën e Europës do të ndajnë 2032 milionë euro. Secili nga 32 klubet pjesëmarrëse fillon me 15.64 milionë euro si pjesëmarrës. Këtyre u duhet shtuar nga 2.8 milionë për fitore dhe 930 mijë euro për barazimin në fazën e grupeve. 

Klubet që arrijnë në 1/16 do të marrin 9.6 milionë euro, 10.6 milionë për ato që kalojnë në çerekfinale, 12.5 milionë më shumë për skuadrat gjysmëfinaliste dhe 15.5 milionë për finalistët. Klubi kampion do të fitojë 4.5 milionë të tjera, plus 3.5 milionët për pjesëmarrjen në Superkupën e Europës dhe 1 milionë shtesë në këtë event.

Market-pool do të shpërndajë 300.3 milionë euro, sipas vlerës së çdo tregu televiziv në çdo vend. 100 milionë euro do të shkojnë për skuadrat e fazave të mëparshme. Ditët në vijim do të bëhet e ditur edhe shpërndarja përfundimtare e Champions League që ka përfituar Real Madridi për sezonin e shkuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll