Sport

Vetëm java e parë e kampionatit! Gjoba, paralajmërime dhe një pezullim, Disiplina merr vendimet

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës  Shqiptare të Futbollit është mbledhur ditën e sotme dhe ka marrë vendimet për parregullsitë e hasura në javën e parë të kampionatit shqiptar. Skuadra që e ka pësuar më tepër është Kukësi.

25 Gusht 2022, 13:44 Nga DOSJA
 

Vetëm java e parë e kampionatit! Gjoba, paralajmërime dhe

SHQIPËRI- Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës  Shqiptare të Futbollit është mbledhur ditën e sotme dhe ka marrë vendimet për parregullsitë e hasura në javën e parë të kampionatit shqiptar. Skuadra që e ka pësuar më tepër është Kukësi.

VENDIMET E KOMISIONIT

KF Partizani, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mos vendosjes së stemës së Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

KF Teuta, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mos vendosjes së stemës së Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Lojtari i FK Kukësi, Klejdi Daci, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

E.Ç (Dosja.al)

fshf komisioni i disiplines

Sondazh

Poll