Sport

Dështoi për herë të tretë të çonte Crvena Zvezdën në Champions, Stankovic nuk i mban dot lotët: Jam i gatshëm…

Ndeshje spektakolare mes Crvenza Zvezdas dhe Maccabi Haifa-s, e vlefshme për raundin ‘play-off’ të Champions League.

25 Gusht 2022, 13:09 Nga DOSJA

Dështoi për herë të tretë të çonte Crvena

SERBI- Ndeshje spektakolare mes Crvenza Zvezdas dhe Maccabi Haifa-s, e vlefshme për raundin ‘play-off’ të Champions League. Takimi përfundoi 2-2,barazim që favorizoi izraelitët. I mjaftonte pak miqve për të përsëritur kualifikimin, por skuadra e ish-mesfushorit të Inter Dejan Stankovic u përpoq deri në fund.

Pas 27 minutash serbët kaluan në avantazh me Pesic dhe në të 40′ dyfishuan me Ivanic, përpara se Sundrgen të shkurtonte diferencën në minutën e 47: Zvezda shkoi në pushim në avantazh, por pas kthimit në fushë u shuan dhe në fund Maccabi Haifa gjeti golin e barazimit me autogolin e Pavkov, duke siguruar edhe kalimin e turit me rezultatin e përgjithshëm 4-5. Në fund të ndeshjes trajneri i Crvena-s Dejan Stankovic do të shprehej.

“Do të doja të përgëzoj Maccabin për kualifikimin dhe t'ju uroj fat në Champions League. Një ekip  fizikisht mjaft i fortë, ishin mirë në mbrojtje dhe në sulm. Jemi të zhgënjyer sepse pritshmëritë ishin të mëdha. Kjo është e dhimbshme, sidomos për mua. Nuk di të gjej fjalë. Kështu është jeta. Ky është futbolli, le të vazhdojmë.”

Crvena Zvezda nuk arrin për herë të tretë radhazi kualifikimin për në grupet e Champions League. Një dështim që Stankovic nuk mund ti mbante dot lotët.

“Nëse ky është një dështim, unë jam i gatshëm të pranoj çdo vendim të klubit dhe tifozëve nga thellësia e zemrës sime, kam dhënë gjithçka nga vetja ime.”

E.Ç (Dosja.al)

crvena zvezda stankovic

Sondazh

Poll