Sport

Conference League/ Ballkani dhe Shkupi, sonte gati të shkruajnë historinë…

Skuadra nga Suhareka, e drejtuar nga Ilir Daja, është më pranë grupeve të këtij kompeticioni, pasi ka fituar 2-1 në ndeshjen e parë në Shkup

25 Gusht 2022, 12:19 Nga DOSJA

Conference League/ Ballkani dhe Shkupi, sonte gati të shkruajnë

TIRANE - Ballkani dhe Shkupi janë gati për raundin e dytë mes tyre. Mbrëmjen e sotme, në orën 20:00, do të luhet në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, dueli i kthimit i raundit “play-off” në Conference League mes dy skuadrave shqiptare, kampione të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Skuadra nga Suhareka, Ballkani, e drejtuar nga Ilir Daja, është më pranë historisë dhe grupeve të këtij kompeticioni, pasi ka fituar 2-1 në ndeshjen e parë në Shkup, me golat e Rrahmanit dhe Korenicës.

Teksa kanë mbetur disa orë drejt nisjes, mësohet se në Suharekë janë shitur rreth 9 mijë bileta. Në orët në vijim pritet që numri i biletave të shitura të rritet dhe stadium pritet të jetë i tejmbushur. Ballkani ka kërkuar mbështetje nga të gjithë tifozët e Kosovës për këtë ndeshje historike.

Pas “Shvercerave”, të cilët nuk do të mungojnë në kryeqytetin e Kosovës, është radha e “Xhebrailave” për t’i kthyer reston e mikpritjes, njësoj siç ultrasit e Shkupit bënë me djemtë e Ilir Dajës në sfidën e parë.

Si Ballkani edhe Shkupi e kanë kaluar shifrën 1 milion euro të fitimeve nga vera europiane. Sonte do të tentojnë për futjen në histori të dyja skuadrat, por edhe shtimin e fitimeve, pasi ekipi që kalon në grupe arkëton rreth 2.3 milionë euro të tjera.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll