Politike

Kraja takon Kim, ambasadorja: Vizita e tij në Washington forcon punë në luftën kundër korrupsionit e krimit

Kim thekson se tashmë do forcohet më shumë bashkëpunimi mes SHBA dhe Shqipërisë

25 Gusht 2022, 09:30 Nga A.B
Kraja takon Kim, ambasadorja: Vizita e tij në Washington forcon punë
Yuri Kim, Arben Kraja

TIRANË- Kreu i SPAK, Arben Kraja është takuar me ambasadoren amerikane në vendin tonë, Yuri Kim. Kjo vizitë vjen pas përfundimit të udhëtimit të Krajës në ëashington. Këtë vizitë, nuk e la pa përmendur Kim e cila teksa ka ndarë pamje nga takimi i tyre, thekson se tashmë do forcohet më shumë bashkëpunimi mes SHBA dhe Shqipërisë.

“Kënaqësi të mirëprisja shefin e SPAK, Arben Kraja pas vizitës së tij zyrtare në ëashington, e cila forcon më tej bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm punën e SPAK dhe institucioneve të tjera të reformës në drejtësi”.- shkroi Kim në Twitter.

yuri kim arben kraja

Sondazh

Poll