Politike

Meta mesazh Ramës: Ti je zemërlepur, unë e kap demin prej brirësh

Në një intervistë për Syri Tv, Meta po ashtu i dha një mesazh Ramës duke i thënë se do dënohet me ligjet e veta ndërsa shtoi se kreu i qeverisë është zemërlepur.

24 Gusht 2022, 20:10 Nga I.A
Meta mesazh Ramës: Ti je zemërlepur, unë e kap demin prej
Ilir Meta

JALË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi se përpara kemi një pranverë të hershme duke iu referuar protestave qytetare kundër qeverisë së Ramës.

"Problemi ynë është menaxhimi i padurimit të popullit shqiptar. Do menaxhojmë në mënyrën më të shkëlqyer këtë dëshirë të madhe për ndryshim."-tha Meta.

Në një intervistë për Syri Tv, Meta po ashtu i dha një mesazh Ramës duke i thënë se do dënohet me ligjet e veta ndërsa shtoi se kreu i qeverisë është zemërlepur.

"Ramoviçi ‘The final countdown. Mos më dil përballë me lepurusha e lepurushe, unë e kap demin për brirësh dhe e përplas përdhe si në të kaluarën. Ti je një zemërlepur dhe hiq dorë nga raportet me bandat për të goditur opozitën, për të inskenuar krime politike. Ke bërë shumë dhe i ke dosjet plot. Do dënohesh me ligjet dhe firmat e tua.”-tha Meta.

ilir meta edi rama

Sondazh

Poll