Politike

Hetimi i SPAK ndaj Metës, Berisha: Akt i shëmtuar i regjimit, Rama është i pashpresë

Po ashtu Berisha ka shtuar se ky është një akt i shëmtuar të regjimit mafioz të Ramës dhe ka theksuar se si Rama si shteti i tij njëpartiak do të kenë fundin që meritojnë.  

24 Gusht 2022, 22:22 Nga I.A
Hetimi i SPAK ndaj Metës, Berisha: Akt i shëmtuar i regjimit, Rama
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me nisjen e hetimeve nga SPAK për kreun e Partisë së Lirisë Ilir Metën. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha ka deklaruar se pas SPAK është kryeministri Edi Rama, duke e quajtur këtë të fundit si të pashpresë. Po ashtu Berisha ka shtuar se ky është një akt i shëmtuar të regjimit mafioz të Ramës dhe ka theksuar se si Rama si shteti i tij njëpartiak do të kenë fundin që meritojnë.  

Postimi i Plotë:

Edi Rama, je i pashpresë! Këto javët e fundit, i tmerruar nga fati i afërt që e pret për vjedhjet e mëdha që u ka bërë shqiptarëve, gjykimi dhe ndëshkimi popullor për vjedhjet e mëdha me aferat e djegësve, portit të Durrësit, Butrinit me prokurimet sekrete, PPP, bordet e çmimeve stratosferike dhe aferat e tjera që mbajnë firmën e tij, Edi Rama ka shkrirë në një të vetëm Shërbimin Informativ, Komisionin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit, SPAK-un e partisë dhe i ka shndërruar në aneks të zyrës së tij. Me qëllimin e vetëm fabrikimin, falsifikimin, manipulimin e paskrupullt të pseudo-fakteve, pseudo-dokumenteve për kundërshtarët politikë, në rastin konkret kundër kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Duke dënuar me forcën më të madhe këto akte të shëmtuara të regjimit mafioz të Edi Ramës, të bazuar në dhunimin e votës së qytetarëve, vjedhjen e papermbajtur te pasurive dhe fondeve publike, drogën dhe krimin, i them vasalit të Aleksander Vuçiç-it se je i pashpresë dhe se, nuk ka manipulim, shpifje apo falsifikim as dhe ligj i votuar nga mazhoranca kallpe që do të shpëtojë ty nga ndëshkimi i rëndë popullor. Ti dhe shteti yt mafioz njëpartiak do të keni fundin e merituar! 

Çfarë ndodhi sot?

Prokuroria e Posaçme SPAK njoftoi se ka nisur hetimin për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta, sot kryetar i ish-LSI, e ndryshuar në emrin Partia e Lirisë pas kallëzimit të disa muajve më parë që iu bë nga Valteri. SPAK kërkon informacion nga disa institucione përfshirë edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilit i kërkoi formularin e dekriminalizimit. Disa javë më parë, Meta u akuzua nga Autoriteti i Dosjeve si bashkëpunëtor i Ish-Sigurimit të Shtetit, por hetimi i sotëm lidhet me një tjetër çështje. Kallëzimi i Valterit lidhet me një artikull të gazetës austriake, "Kronen Zeitung", e cila e akuzonte Metën se kishte paguar 700,000 mijë dollarë për lobim në SHBA, përmes një kompanie offshore qipriote. Lobimi lidhej me një foto që Meta bëri në ceremoninë e inagurimit të presidentit Donald Trump. 

 

sali berisha ilir meta spak nis hetimet per meten

Sondazh

Poll