Sport

Apeli i heq kartonin e verdhë Gerard Morenos, gjesti një mënyrë ‘festimi’…

U vlerësua se ai nuk ka provokuar tribunat, pasi ishte një gjest për vajzat e tij drejt kamerës televizive

24 Gusht 2022, 16:07 Nga DOSJA

Apeli i heq kartonin e verdhë Gerard Morenos, gjesti një

SPANJE - "Kush më njeh, e di që nuk kam fyer kurrë askënd. Është një gjest që e bëj për vajzat e mia, duke u nxjerrë gjuhën". Kjo ishte fraza e Gerard Morenos që rezultoi evidente për të justifikuar në fund të ndeshjes në Metropolitano. Lojtari mori një karton të verdhë për festimin, por që rezultatoi se ai e përsërit atë, për çdo gol gjatë viteve të fundit.

Reagimi i Oblakut, duke e qortuar për veprimin, çka nxiti edhe irritimin e tifozëve, e la të prekur futbollistin e Villarealit, por edhe te kombëtares spanjole. Në fakt, ‘nëndetësja e verdhë’ ka reaguar me shpejtësi dhe ka bërë apel në Komisionin e Garave për tërheqjen e paralajmërimit.

Sot, të mërkurën, komisioni i apelit tha se ka nxjerrë një vendim dhe se ka vendosur t'i heqë kartonin e verdhë lojtarit të Villarrealit dhe skuadrës spanjole, duke pasur parasysh se nuk ishte provokim, dhe se gjesti i Gerardit, është ai i zakonshmi sa herë që lojtari shënon gol.

Apeli i heq kartonin e verdhë Gerard Morenos, gjesti një

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll