Sport

Një tjetër viktimë e Mendy-t akuzon: "Më kapi befas në vend intim dhe nxorri gjuhën si të më lëpinte. Ai është një grabitqar"…

“Më pas ai bëri një gjest të vrazhdë, nxorri gjuhën bëri sikur po më lëpinte mua”,- u shpjegoi detektivëve ankuesja.

24 Gusht 2022, 11:31 Nga DOSJA

Një tjetër viktimë e Mendy-t akuzon: "Më kapi befas

ANGLI - Juria e gjykatës së Chester Crown (Angli) dëgjoi deklaratën në polici të ankueses së tretë kundër Benjamin Mendy, ish-futbollist i Manchester City i cili akuzohet për tetë përdhunime, një sulm seksual dhe një tentativë përdhunimi, që dyshohet se ka ndodhur në periudhën 2018 dhe 2021.

Juria dëgjoi, se Mendy e kapi të renë nga vagina, pa thënë asnjë fjalë në kuzhinën e rezidencës gjatë një feste të Vitit të Ri: "Do të shihja se çfarë kishte në kuzhinë dhe atëherë ai më kapi direkt vaginën. Fustani im ishte e lirshme, ishte si një fustan patinatori...

Kisha të brendshme, por fjalë për fjalë, ndjeva gishtat e tij të preknin vaginën time. Mund të them se zgjati disa sekonda. Më pas ai bëri një gjest të vrazhdë, nxorri gjuhën bëri sikur po më lëpinte mua”,- u shpjegoi detektivëve ankuesja.

Pas sulmit të tij seksual, Benjamin Mendy i tha vajzës, se "dukesh më mirë kur buzëqesh" dhe unë mendova "në rregull, nuk do të buzëqesh". Më pas ai, më pyeti "pse je e mërzitur" dhe unë i thashë, "ti e di saktësisht pse-në". Dhe ai më pyeti përsëri "pse?". "Për shkak se më preke…",- iu përgjigja.

E reja shpjegoi në gjykatë se "ajo që më ndodhi nuk ishte asgjë në krahasim me atë që ndodhi me vajzat e tjera, unë e di këtë" dhe e quajti Mendyn "një grabitqar që vazhdon të veprojë dhe vë në rrezik gratë të tjera".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll