Sport

Cassano i 'pa mëshirë' ndaj Dybalas: “Nëse do të ishte një lojtar i madh, Juventusi nuk do ta kishte lënë të largohej”…

“Unë kam thënë gjithmonë, që nga ditët e Palermos, se Dybala nuk është një lojtar i madh. Asnjë nga klubet më të mira nuk e donte, as Arsenali e as Manchester United”,- mbylli ai.

24 Gusht 2022, 07:19 Nga DOSJA

Cassano i 'pa mëshirë' ndaj Dybalas: “Nëse do

ITALI - Ish-lojtari i kombëtares italiane Antonio Cassano ka befasuar me deklaratat e ashpra të tij për Paulo Dybala. Në një vështrim, duket se ai kishte diçka personale me kordovanin, përforcimin e ri të Romës. Gjatë një daljeje në ‘Twitch’ për kanalin e Christian Vieri, mesfushori krijues praktikisht e ‘grisi’ Dybala-n.

Kur komentoi nënshkrimin e sulmuesit argjentinas, ai tha: "Katër apo pesë skuadrat më të mira nuk e konsideruan atë as lojtar zëvendësues. Interi mendoi për këtë, por më pas ata nënshkruan me Lukakun dhe i thanë Dybala të shkonte. Me gjithë respektin e duhur, Dybala shkoi te Roma për të fituar 5 milionë kur kërkoi 10. Nëse do të ishte një lojtar i madh në moshën 29-vjeçare, Juventusi nuk do ta kishte lënë të largohej."

I pakënaqur me reflektimin e tij, Cassano iu referua vetes, duke kujtuar se kur Dybala mbërriti në Palermo nga Instituto, ai e kishte parashikuar se argjentinasi nuk ishte një lojtar i madh: “Unë kam thënë gjithmonë, që nga ditët e Palermos, se Dybala nuk është një lojtar i madh.Asnjë nga klubet më të mira nuk e donte, as Arsenali e as Manchester United”,- mbylli ai.

Tani për tani, dhe sa i përket asaj që Dybala ka zhvilluar me skuadrën e tij të re, ai ishte titullar në dy ndeshjet që janë luajtur dhe në të dyja është zëvendësuar, pa mundur të kontribuojë me gola, apo asistime në të dyja fitoret minimale kundër Salernitana dhe Cremoneses.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll