Sport

E treta e vërteta! Stadiumi ‘Atatürk’ kundër ‘mallkimit’ për finalen e Champions League

Stadiumi i Stambollit shpreson që më në fund të jetë në gjendje të presë ngjarjen e madhe kontinentale

24 Gusht 2022, 12:01 Nga DOSJA
E treta e vërteta! Stadiumi ‘Atatürk’ kundër
Pamje e stadiumit olimpik ‘Atatürk’ në Stamboll, vendi i finales së Champions League

TURQI - Në të tretën duket se do të jetë sharmi. Stadiumi ‘Atatürk’ më në fund shfaqet me një rrugë të qartë për të pritur finalen e Champions League 2023 . Dhe kjo pas dy edicionesh, në të cilat qyteti turk i Stambollit duhej të hiqte dorë nga organizimi i tij për shkak të pandemisë.

I pari ishte edicioni i vitit 2020, i cili përfundoi duke u organizuar në Lisbonë. Një vit më vonë një rikthim i Covid-19 e futi qytetin në karantinë dhe finalja shkoi në Porto. Qyteti i Stambollit kësaj here do të jetë epiqendra e futbollit botëror, më 10 qershor, por do të jetë edhe qendra në orët në vijim, për shkak të shortit për Champions League dhe ceremonisë së ndarjes së çmimeve për edicionin e fundit të kompeticionit kontinental.

Për më tepër, duhet mbajtur mend, se vendi i planifikuar për finalen e Champions League në fund të vitit 2022 ishte Shën Petersburgu, por pushtimi rus i Ukrainës, e detyroi UEFA-n të bënte ndryshimin, duke çuar në Paris ndeshjen e finale të edicionit të fundit të Champions League, një takim që ka hyrë në histori për triumfin e Real Madridit dhe për të gjitha incidentet e ndodhura para, gjatë dhe pas ndeshjes.

Stadiumi ‘Ataturk’, i cili mban emrin e themeluesit dhe presidentit të pare të Republikës së Turqisë, është me kapacitetin më të madh në vendin osman (75,000 spektatorë). E ndërtuar për të formësuar ofertën olimpike të Stambollit për lojërat e vitit 2008, në të u zhvilluar finalja e Champions League ndërmjet Milanit dhe Liverpoolit, më 25 maj 2005.

Ndodh që stadiumi ‘Ataturk’ të përdoret edhe nga ekipe të ndryshme turke. Skuadra e Stambollit, Basaksehir i ka luajtur ndeshjet e saj në shtëpi atje deri në vitin 2014, kur u transferua në stadiumin e saj. Galatasaray luajti në Olimpiadën Atatürk gjatë sezonit 03-04 sepse stadiumi i tyre, ‘Ali Sami Yen’, po rinovohej.

Gjithashtu edhe Sivasspor ka luajtur disa ndeshje të Superligës Turke në këtë stadium, për shkak të kushteve të këqija atmosferike të stadiumit të tyre të zakonshëm. Besiktas e përdori stadiumin në sezonin 13-14 për të luajtur ndeshjet e tyre në shtëpi. Tani është ‘Fatih Karagumruk’, i drejtuar nga Pirlo që luan ndeshjet në shtëpi në këtë stadium.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll