Sport

Pique dhe Clara Chía nuk fshihen më, së bashku në një martesë në Costa Brava

Revista ‘Helo’ ka fiksuar ekskluzivisht imazhe të pranisë së tyre

24 Gusht 2022, 12:18 Nga DOSJA

Pique dhe Clara Chía nuk fshihen më, së bashku në një

SPANJE - Gerard Pique dhe Clara Chía nuk fshihen më. Pavarësisht se asnjëri prej tyre ende nuk publikon foto së bashku në rrjetet sociale, ata tashmë publikisht shfaqen si çift. Pasi u panë, në një qëndrim shumë të dashur, gjatë një koncerti të Dani Martin në Cerdanya. Tani, siç ka mundur të verifikojë revista ‘Hola’, ata kanë shkuar së bashku në dasmën e një prej miqve më të mirë të futbollistit.

Pique dhe Clara Chía nuk fshihen më, së bashku në një

Siç shihet edhe në kopertinën e revistës, e reja kishte veshur një fustan të gjatë me vija në ngjyra të ndryshme. Në flokë mund të shihje njëfarë ngjashmërie me stilin e Shakirës në ditët e saj, me flokët bionde të lëshuar. Lojtari i Barçës nga ana e tij ka zgjedhur një kostum, me këmishë të bardhë dhe pa kravatë.

Në të njëjtat momente, Shakira u 'gjua' nga paparacët Jordi Martín me fëmijët e saj në një park të Barcelonës: "E pashë më të trishtuar dhe më të shkretë se kurrë. Çiftet mund të ndahen dhe absolutisht asgjë nuk ndodh, por Gerard po sillet keq dhe po bën dëme”,- ka komentuar fotografi në llogarinë e tij në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jordi Martin (@jordimartinpaparazzi)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll