Aktualitet

Mbrëmë u arrestua, zbulohen 3 ZONAT nga ku efektivi Lami transportoi Martinajn

Nga provat e mbledhura nga prokuroria dhe policia është faktuar se Lami ka pasur kontakte dhe shoqëri me Ervis Martinajn.

24 Gusht 2022, 10:54 Nga F.M
Mbrëmë u arrestua, zbulohen 3 ZONAT nga ku efektivi Lami transportoi
Ervis Martinaj

TIRANË- Gazetari Elton Qyno bën me dje se efektivi i Forcave Operacionale Jeton Lami që është arrestuar e ka transportuar disa herë të shumëkërkuarin Ervis Martinaj. Në një raportim për OraNews, Qyno tha se Lami e ka transportuar Martinajn disa herë nga Lezha në Laç apo në Shkodër gjatë kohës që ai ka qenë në kërkim, pas zhvillimit të operacionit “Plumbi i artë”.

Nga provat e mbledhura nga prokuroria dhe policia është faktuar se Lami ka pasur kontakte dhe shoqëri me Ervis Martinajn. Efektivi Jeton Lami është vënë në pranga një natë më parë dhe Gjykata e Kurbinit ka lënë në masën ‘arrest me burg’.

jeton lami ervis martinaj

Sondazh

Poll