Sport

Nuk ka Champions për Crvena Zvezdën, një autogol në 90' fundos serbët! Benfica dhe Plzen në fazën e grupeve

Ndeshjet e dyta të play-offit të Champions League dhuran emocione. Skuadra e parë që del në fazën e grupeve është Benifica, e cila nuk gabon përballë Dynamo Kiev.

23 Gusht 2022, 23:10 Nga DOSJA

Nuk ka Champions për Crvena Zvezdën, një autogol në 90'

EUROPË- Ndeshjet e dyta të play-offit të Champions League dhuran emocione. Skuadra e parë që del në fazën e grupeve është Benifica, e cila nuk gabon përballë Dynamo Kiev. Ekipi portugez fiton 3-0 që nuk lë asnjë shpresë për ukrainasit. Edhe Viktoria Plzen kalon dhe fiton falë përmbysjes në pjesën e dytë 2-1 ndaj Qarabag.

Ndeshje e pabesueshme në Beograd midis Crvena Zvezdës drejtuar nga ish-lojtari i Interit Dejan Stankovic dhe Maccabi Haifa-s me izraelitët që arritën të barazonin 2-2 në sekondën e fundit që u dha atyre hyrjen në shortin kryesor të Champions League. Autogoli i Pavkov në minutën e 90', çoi në 3-2 rezultatin e përgjithshëm.

E.Ç (Dosja.al)

crvena zvezda champions league

Sondazh

Poll