Sport

Penalltia e akorduar e bën për spital, arbitri goditet me grusht në fytyrë, mburojat e policisë shpëtojnë jetën e tij

E pabesueshme ajo që ndodhi në Ekuador gjatë ndeshjesmes Macarà dhe Aucas. Në kohën e kur një lojtar ishte i dëmtuar, gjyqtari Alex Torres Cajas akordoi një penallti në favor në favor të miqve me ndihmën e VAR

23 Gusht 2022, 19:10 Nga DOSJA

Penalltia e akorduar e bën për spital, arbitri goditet me grusht

EKUADOR- E pabesueshme ajo që ndodhi në Ekuador gjatë ndeshjesmes Macarà dhe Aucas. Në kohën e kur një lojtar ishte i dëmtuar, gjyqtari Alex Torres Cajas akordoi një penallti në favor në favor të miqve me ndihmën e VAR, duke shkaktuar protesta të ashpra nga vendasit. Protestat që në pak sekonda u kthyen fillimisht në kërcënime dhe më pas në fakte: arbitri u godit me grusht në fytyrë nga një anëtar i pankinës së Macaràs.

Ndeshja ishte në minutën e 90' kur arbitri Cajas, pasi u tërhoq nga Var, vendosi të akordonte një penallti në favor të Aucas dhe në të njëjtën kohë të largonte mbrojtësin e Macarà, Alvaro Cazula me karton të kuq. Një vendim që ndezi protestat e pankinës së vendasve, të cilat shkuan masivisht drejt arbitrit, i cili tregoi më shumë kartonë të kuq.

Në trazirat që pasuan, siç raportohet nga gazeta ekuadoriane Elcomercio, trajneri i portierëve Héctor Chiriboga goditi me grusht arbitrin duke e bërë atë të rrëzohej në tokë. Më pas, një polic e mbrojti gjyqtarin me mburojën e tij kundër trazirave, ndërsa priste që situata të kthehej në normalitet.

Federata e Ekuadorit komentoi ashpër: “Ne hedhim poshtë çdo lloj agresioni, fizik apo verbal, dhe akte që kërcënojnë integritetin e të gjithë lojtarëve në futbollin ekuadorian dhe që mjegullojnë emrin dhe prestigjin e mirë të sportit tonë. Solidaritet me arbitrin Alex Cajas, i cili është i qëndrueshëm pasi i është nënshtruar kontrolleve mjekësore”. Ndërkohë, të gjithë gjyqtarët profesionistë në vend kanë vendosur në shenjë proteste dhe solidariteti të mos dalin në fushë në katër ndeshjet e mbetura të javës së shtatë të fazës së dytë”.

E.Ç (Dosja.al)

ekuador var

Sondazh

Poll