Sport

Vështirësitë e Juventusit në ndërtimin e lojës, gazetari ironizon teknikun: Kjo skemë quhet Allegri-Ball

Juventus nuk arriti të marrë tri pikë në ndeshjen ndaj Sampdorias. Ekipi bardhezi u rikthye me një barazim të hidhur në Torino.

23 Gusht 2022, 21:25 Nga DOSJA

Vështirësitë e Juventusit në ndërtimin e lojës,

ITALI- Juventus nuk arriti të marrë tri pikë në ndeshjen ndaj Sampdorias. Ekipi bardhezi u rikthye me një barazim të hidhur në Torino. Lojtarët treguan dy fytyra, siç nënvizoi vetë trajneri në pas-ndeshje: nëse në pjesën e dytë lëviznin më mirë në kërkim të vertikalizimit, në pjesën e parë të lojës vështirësitë në ndërtimin e aksioneve ishin të dukshme.

Në lidhje me rastet e shënimit të krijuara nga Juventus, janë shifrat e Dushan Vlahovic, i cili pas dygolëshit në debutimin e tij ndaj Sassuolos nuk gjuajti asnjëherë në portë dhe preku 8 topa gjatë gjithë ndeshjes. Jo një mbrëmje për t'u mbajtur mend.

Është e qartë se vështirësitë në zonën e portës së Juventusit nuk i atribuohen të gjitha Vlahovic apo mungesave të shumta në repartin ofensiv, por duhen gjetur vështirësitë në ndërtimin e lojës dhe një manovër që hap opsione të ndryshme për përfundimin ndaj kundërshtarit.

Për të nënvizuar këtë aspekt ka qenë Matteo Bonetti, i cili komenton futbollin europian për Paramount Plus dhe ka postuar këtë imazh në profilin e tij në Tëitter pasi ka analizuar këtë situatë në TV. Gazetari e ka riemërtuar këtë vështirësi #AllegriBall, me një ironi të dukshme ndaj trajnerit të Juventusit.Në foton e postuar shihet se nuk ka asnjë lojtar në mesin e fushës që i jep opsion kujtdo që mban topin.


Edhe fushat në të cilat lojtarët e Juventusit morën topin nxjerrin në pah mungesën e personalitetit të disa lojtarëve për t'u propozuar bashkëlojtarëve të tyre dhe në dëshirën për të marrë në dorë frenat e lojës.

E.Ç (Dosja.al)

juventus allegri

Sondazh

Poll