Aktualitet

Ndihmuan Martinajn të arratiset, pas agjentit pritet arrestimi i efektivit të RENEA-s

Dyshohet se edhe ky person e ka ndihmuar Martinajn që të arratiset në mënyrë që të mos kapej nga forcat e policisë.

24 Gusht 2022, 10:54 Nga A.B
Ndihmuan Martinajn të arratiset, pas agjentit pritet arrestimi i efektivit
RENEA

TIRANË- I shumëkërkuar Ervis Martinaj është ndihmuar nga më shumë se një person për t'u arratisur. Pas ndalimit dhe arrestimit të agjentit të Forcave Operacionale, Jeton Lamit, do të kryhet dhe arrestimi i një efektivi të forcave RENEA. Dyshohet se edhe ky person e ka ndihmuar Martinajn që të arratiset në mënyrë që të mos kapej nga forcat e policisë.

Aktualisht, Martinaj është në kërkim pasi sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani kishte urdhëruar vrasjen e ish-anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokles, atentat që nuk u realizua kurrë. Mirëpo, familja e Martinajt ka denoncuar humbjen e kontakteve me të shumëkërkuarin. Në denoncim, xhaxhai i Martinajt pretendon se nuk ka asnjë kontakt me nipin e tij, por një mik nga Puka e kishte njoftuar se nuk e kishin parë prej ditësh.

ervis martinaj

Sondazh

Poll