Sport

Rrugët janë ndarë! Oberman, ai që dikur e linte Leo Messin në stol, aktualisht pa ekip...

Futbollisti që doli nga ekipet e të rinjve të Argentinos Juniors, filloi si titullar përpara Leo Messit në Kupën e Botës U-20 më 2005.

23 Gusht 2022, 18:55 Nga DOSJA

Rrugët janë ndarë! Oberman, ai që dikur e linte Leo Messin

ARGJENTINE - Është e vështirë të imagjinohet dhe të besohet, se ka pasur një kohë, kur ka pasur një lojtar i aftë e linte Leo Messin në stolin e zëvendësuesve. Megjithatë, kjo ka ndodhur kur karriera e Flea sapo kishte filluar me ‘albicelestet’ në Kupën e Botës U-20, ku Argjentina u shpall kampione. Njeriu që arriti një sukses të tillë ishte Gustavo Oberman.

Lojtari që doli nga ekipet e të rinjve të Argentinos Juniors, filloi si titullar përpara Leo Messit në Kupën e Botës U-20 më 2005. Më herët, ai bëri debutimin e tij në kategorinë e pare që në moshën 18-vjeçare në futbollin argjentinas. 

Falë paraqitjes së tij të shkëlqyer trajneri i asaj skuadre, Francisco Ferraro, vendosi ta thërriste talnetin për të luajtur në Botëror. Në ndeshjen e parë të atij Botërori, të luajtur kundër SHBA, Oberman u fut në fushë përpara Leo Messit, i cili në atë kohë ishte vetëm 18 vjeç.

Rrugët janë ndarë! Oberman, ai që dikur e linte Leo Messin

Por rrugët u ndanë. Aventura e fundit sportive e Oberman ishte në Dock Sud, megjithëse ai u detyrua të përfundonte kontratën e tij me kërkesë të trajnerit. Përballë kësaj situate, vetë futbollisti shprehu pakënaqësinë e tij me vendimin e klubit:

"Vendimin për të mos vazhduar e ka marrë trajneri, ai më tha se nuk do të më merrte parasysh. Doja të vazhdoja deri në fund vitin dhe mbaroj kontratën time me Docke në fushë, por nuk kishte asnjë shans. Ndihem i trishtuar, mendoj se pas asaj që përjetuam në klub, unë meritoja një fund tjetër. Por realiteti është, se ajo që arritëm në këto vite do të mbetet përgjithmonë”, ka rrëfyer Oberman për gazetën ‘Ole’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll