Aktualitet

Plagosja në Tiranë, Ostreni e Mejdani u takuan për tu sqaruar, 49-vjeçari e qëlloi në qafë

Mësohet se dyshja janë konfliktuar më herët për motive të dobëta dhe e kishin lënë që të sqaroheshin në mbrëmje në rrugën “Tahsim Shehu”.

24 Gusht 2022, 10:46 Nga F.M
Plagosja në Tiranë, Ostreni e Mejdani u takuan për tu sqaruar,
Policia, foto ilustruese

TIRANË- Albert Ostreni, autori i plagosjes së një nate më parë dhe Renaldo Mejdani, 23-vjeçari që mbeti i plagosur janë takuar për tu sqaruar në momentin që ndodhi konflikti mes tyre.

Mësohet se dyshja janë konfliktuar më herët për motive të dobëta dhe e kishin lënë që të sqaroheshin në mbrëmje në rrugën “Tahsim Shehu”.

Por, ‘sqarimi’ nuk ka shkuar siç duhet dhe dyshja janë konfliktuar sërish. Në sherr e sipër,Ostreni ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Mejdanit. 23-vjeçari ka marrë një plumb në qafë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës. 49-vjeçari është shpallur në kërkim.

albert ostreni renaldo mejdani plagosje ne tirane

Sondazh

Poll