Aktualitet

Arrestimi i agjentit të Operacionales, zbulohet se kur e ndihmoi Ervis Martinajn të arratisej

Dyshohet se Lami e ka transportuar Martinajn me mjetin e tij, për të mos rënë në sy.

24 Gusht 2022, 10:33 Nga A.B
Arrestimi i agjentit të Operacionales, zbulohet se kur e ndihmoi Ervis
Ervis Martinaj

TIRANË- Agjenti i Forcave Operacionale në Lezhë, Jeton Lami transportoi të shumëkërkuarin Ervis Martinajn gjatë periudhës kur ai u shpall në kërkim gjatë operacionit të koduar 'Plumbi i Artë'. Dyshohet se Lami e ka transportuar Martinajn me mjetin e tij, për të mos rënë në sy.

Ndaj Lamit, Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, ka caktuar masën e sigurimit personal "Arrest në burg", për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

Aktualisht, Martinaj është në kërkim pasi sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani kishte urdhëruar vrasjen e ish-anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokles, atentat që nuk u realizua kurrë. Mirëpo, familja e Martinajt ka denoncuar humbjen e kontakteve me të shumëkërkuarin. Në denoncim, xhaxhai i Martinajt pretendon se nuk ka asnjë kontakt me nipin e tij, por një mik nga Puka e kishte njoftuar se nuk e kishin parë prej ditësh.

ervis martinaj jeton lami

Sondazh

Poll