Aktualitet

VIDEO/ Momenti kur dy rusët e ukrainasi mbërrijnë në Gjykatën e Elbasanit

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për tre të arrestuarit. Akuzat që rëndojnë mbi ta janë “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”.

24 Gusht 2022, 10:33 Nga F.M
VIDEO/ Momenti kur dy rusët e ukrainasi mbërrijnë në
Momenti kur rusët e ukrainasi mbërrijnë në Gjykatë

TIRANË- Dy rusët, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç kanë mbërritur në orën 10:00 në Gjykatën e Elbasanit. Në orën 11:00 pritet që të dalin para trupit gjykues për t’u njohur me masën e sigurisë. Videoja e siguruar nga Dosja.al tregon momentin e mbërritjes së dy rusëve e ukrainasit në Gjykatë.

Për shtetasit rusë janë caktuar 2 avokatë nga shteti, Demir Çiftja kryetar i Dhomës së Avokatisë Elbasan dhe avokat Aldi Kaçi. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për tre të arrestuarit. Akuzat që rëndojnë mbi ta janë “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”.

Ata u shoqëruan nga policia mbrëmjen e 20 gushtit teksa tentuan të hynin në ish-uzinën e armëve në Gramsh. Rusi Zorin u përlesh me ushtarakët që ruanin objektin të cilët nuk e lejuan të hynte uzinë, duke i sulmuar edhe me një spraj neuroparalizues. Në dëshminë e tyre në polici pas arrestimit, ata kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

Çfarë ndodhi më 20 gusht? 

Incidenti që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë ndodhi më 20 gusht. Ishte roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi me pasaportë ruse Fiodor Mihailoviç, 25 vjec.

ruset sulmojne uzinen e gramshit svetlana timofoeva mikhail zorin fiodor mihailoviç

Sondazh

Poll