Art&Argëtim

FOTO/ E veshur me Dior Vintage, Dua Lipa jep leksione mode gjatë festës disaditore të 27-vjetorit

 Dua Lipa festoi ditëlindjen e saj të 27-të në Ibiza me miqtë dhe familjen. Në postimet e saj të fundit në Instagram këngëtarja dha leksione sa i përket modës.

24 Gusht 2022, 07:58 Nga s.s
FOTO/ E veshur me Dior Vintage, Dua Lipa jep leksione mode gjatë
Dua Lipa

SPANJË- Ditën e djeshme, Dua Lipa festoi ditëlindjen e saj të 27-të në Ibiza, Spanjë me miqtë dhe familjen. Këngëtarja, e cila gjatë gjithë verës ka servirur pa pushim momente të modës, natyrshëm ka nxjerrë në pah edhe pjesët e saj më të mira të trupit, ku fotot e saj të fundit nuk i kanë zhgënyer fansat e saj. Këngëtarja edhe një herë dha leksion sa i përket modës.

Në postimin e fundit të saj, Dua kishte veshur me një fustan të zi të tejdukshëm në pjesën e sipërm, që e kompletoi me çizme të gjata. Ajo kishte zgjedhur të dukej sa më e thjesht duke vendosur vetëm disa unaza dhe vathë minimalist. Ylli me famë botërore kishte bërë një grim natyral teksa flokët i kishte lënë lëshuar dhe të drejtë.

“Le të shkojmë në festë”, ka shkruar ajo në gjuhën spanjolle në Instagram. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

dua lipa spanje ibiza

Sondazh

Poll