Art&Argëtim

"Nuk e di a është më ditëlindja ime në datën 23", Flori Mumajesi kujton të ëmën e ndjerë: Më ike ditën që më linde

Flori Mumajesi në ditën e ditëlindjes së tij i cili mbush plot 39 vite, në një postim ka kujtur nënën e tij të ndjerë. Ai ka shkruar 'nuk e di a është më ditëlindja ime në datën 23'.

23 Gusht 2022, 09:27 Nga s.s
"Nuk e di a është më ditëlindja ime në datën
Flori Mumajesi

TIRANË- Flori Mumajesi është një ndër këngëtarët dhe kantautorët më të famshëm në Shqipëri dhe jashtë saj. Ditën e sotme ai feston ditëlindjen e tij, i cili mbush plot 39 vite. Ai përmes një postimi në llogarinë e tij personale Instagram, ka kujtuar nënën e tij të ndjerë. Ai ka postuar një foto ku shihet nëna e tij së bashku me florin kur ai ka qenë në moshë të vogël. Lajmi për ndarjen nga jeta të së ëmës, u bë me dije në shkurt të vitit të kaluar, mirëpo, këngëtari ka zbuluar përmes këtij postimi, se e ka humbur atë në ditën e lindjes së tij ndërsa thotë se “nuk e di a është më ditëlindja ime në datën 23”.

“Nëpërmjet muzikës kam ndarë ndër vite copëza shpirti, prej kohësh nuk e bëj më, mbase prandaj e ndjeva kaq të nevojshme ta ndaja edhe aq shpirt sa më ka mbetur me këtë foto dhe pikërisht sot! Sot u zgjova djersitur dhe sa bëra të çohem nga krevati më erdhi era Loke, era mushe, era mam, era që më ka rritur, era jetë, era që vdisja ta nuhasja duke zhytur kokën në qafë, era më e mirë në botë. Më mungon është pak ta them, çdo ditë të kam para syve si luftove duke më shtrënguar dorën deri në frymën e fundit. Asnjë urim s’ma mbush dot shpirtin kur s’e kam një telefonatë nga ty, një mesazh! Më ike ditën që më linde mushe, nuk e di a është më ditëlindja ime në datën 23", ka shkruar Flori.

"Nuk e di a është më ditëlindja ime në datën
Postimi i Flori Mumajesi

flori mumajesi

Sondazh

Poll