Art&Argëtim

FOTO/ Ndahet nga jeta në moshën 31 vjeçare kornisti i Filharmonisë, ishte pjesë edhe e FSK-së

Muzikanti shqiptar i Filharmonisë së Kosovës, Bledar Bujupi është ndarë nga jeta në moshën 31 vjeçare. Ai ishte kornisti i parë i Orkestrës si edhe anëtar i Orkestrës Frymore të FSK-së dhe anëtar i kuintetit të tunxhit “Prishtina Brass”.

23 Gusht 2022, 11:04 Nga s.s
FOTO/ Ndahet nga jeta në moshën 31 vjeçare kornisti i
Bledar Bujupi

KOSOVË- Muzikanti shqiptar i Filharmonisë së Kosovës, Bledar Bujupi është ndarë nga jeta në moshën 31 vjeçare. Ai ishte kornisti i parë i Orkestrës si edhe anëtar i Orkestrës Frymore të FSK-së dhe anëtar i kuintetit të tunxhit “Prishtina Brass”. Ai ka realizuar koncerte recitale dhe ishte pjesëmarrës në formacione orkestrale si “Albanian Youth Orchestra” dhe “Kosovo Youth Orchestra”.

Njoftim!

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se dje, më 22 gusht 2022, papritmas ka ndërruar jetë kornisti i Filharmonisë së Kosovës, Bledar Bujupi.

I lindur më 1991, Bujupi ishte kornist i parë i Orkestrës. Shkollimin e mesëm e kreu në Prishtinë (Klasa: B. Gashi) ndërsa atë universitar në Fakultetin e Arteve, Dega e Artit Muzikor në Universitetin e Prishtinës (Klasa: A. Goshev dhe A. Canaj).

Ka punuar edhe me instrumentistë të njohur ndërkombëtar si: Guido Curti (Itali), Gregory Jones (SHBA), Premysl Vojta (Çeki) etj. Që nga viti 2012 ishte anëtar i Filharmonisë së Kosovës. Krahas aktivitetit me orkestrën filharmonike, Bujupi ishte edhe anëtar i Orkestrës Frymore të FSK-së dhe anëtar i kuintetit të tunxhit “Prishtina Brass”.

Ka realizuar koncerte recitale dhe ishte pjesëmarrës në formacione orkestrale si “Albanian Youth Orchestra” dhe “Kosovo Youth Orchestra”.

Ndarja e parakohshme e kolegut Bledar Bujupi është humbje e madhe, jo vetëm për Filharmoninë e Kosovës por edhe për skenën e muzikës klasike në vend.

bledar bujupi

Sondazh

Poll