Art&Argëtim

FOTO/ Ndjekësi e kritikoi për buzët, Kylie Jenner shpërthen keq ndaj tij

Kylie Jenner postoi një video në TikTok të saj dhe shoqes Stassie Karanikolaou të dielën, në të cilën buzët e të dy bukurosheve dukeshin më të mëdha se zakonisht. Për këtë gjë ajo është kritikuar nga ndjekësit.

23 Gusht 2022, 10:46 Nga s.s
FOTO/ Ndjekësi e kritikoi për buzët, Kylie Jenner shpërthen
Kylie Jenner

SHBA- Kylie Jenner është një ndër bolgeret më të famshme në të gjithë botën. Ajo shpesh është kritikuar për operacionet plastike që ka në trupin e saj. Së fundmi, ajo postoi një video në TikTok të saj dhe shoqes Stassie Karanikolaou të dielën, në të cilën buzët e të dy bukurosheve dukeshin më të mëdha se zakonisht.

25-vjeçarja e ka pranuar hapur se ka përdorur filler të përkohëshëm në buzët e saj, në vitin 2015, e cila tha se një pjesë e arsyes se pse bëri buzët ishte pasiguria e saj se sa të holla ishin buzët e saj natyrale, raporton wonderwall.com.

Ndjekësit kanë komentuar negativisht duke kritikuar buzët e saj dhe të shoqes së saj Karanikolaou.

FOTO/ Ndjekësi e kritikoi për buzët, Kylie Jenner shpërthen
Kylie Jenner dhe shoqja e saj

“O zot, buzët”, ka shkruar një përdorues, duke e shoqëruar me disa emoji që tregonin pakënaqësinë e tyre.

Jenner vendosi të mos qëndrojë e heshtur dhe iu kthye ndjekësit: “Është filtri, ik zhduku”.

Përgjigja e saj është pritur me duartrokitje nga shumë njerëz, ndërsa të tjerë e kanë mbështetur përdoruesin duke thënë se buzët e Jenner-it “duken saktësisht njësoj dhe pa filtër.

kylie jenner

Sondazh

Poll