Art&Argëtim

FOTO/ Ben Affleck fotografohet 'i rraskapitur', pas martesës me Jennifer Lopez

Pas dasmës me Jennifer Lopez, aktori i hollivudit Ben Affleck është fotografuar nga paparacët me sytë gjysmë të mbyllur sikur të mos kishte fjetur fare.

23 Gusht 2022, 09:55 Nga s.s
FOTO/ Ben Affleck fotografohet 'i rraskapitur', pas martesës me
Ben Affleck dhe Jennifer Lopez

SHBA- Dasma 3 ditore me Jennifer Lopez nuk rezultoi një detyrë e lehtë për Ben Affleck. Aktori i Hollivudit u ribashkua me të dashurën e tij në një pritje tre-ditore në pronën e tij në Gjeorgji gjatë fundjavës. 

Aktori 50-vjeçar është parë një ditë pas dasmës duke lënë Gjeorgjinë dhe duke u nisur drejt aeroportit me një fuoristradë luksoze, me sytë gjysmë të mbyllur sikur të mos kishte fjetur fare, raporton protothema.gr.

Në fakt, nuk është hera e parë që Ben Affleck shfaqet kështu në publik. Muajin e kaluar kamera e kapi në një situatë të ngjashme teksa ndodhej me të dashurin e tij në Paris.

Gjatë një lundrimi që çifti i dashuruar mori në Seine, aktori hollivudian u kap në një moment që u bë viral. Në fotot e publikuara, Affleck shihet fillimisht duke biseduar me Lopez-in dhe shoqërinë e tyre, ndërsa pak më vonë është ulur i vetëm, duke parë celularin. Pak minuta më vonë, aktori 49-vjeçar ka shijuar gjumin e tij nën diell.

jennifer lopez ben affleck

Sondazh

Poll