Art&Argëtim

Nuk i kishte të deklaruara, reperit të njohur shqiptar i sekuestrohen 18 mijë euro në doganë! Gjobitet

Në njoftimin e doganës thuhet se në fillim reperoi nuk ka treguar se ka një shumë të madhe parash me vete. Kur ka kaluar makina në vijën e dytë të kontrollit dhe pas kontrollit fizik është konstatuar se Azet kishte 18 mijë euro të padeklaruara në çantë.

23 Gusht 2022, 20:55 Nga e.k
Nuk i kishte të deklaruara, reperit të njohur shqiptar i sekuestrohen
Azet

KOSOVË- Reperit të njohur shqiptaro-gjerman, Azet i janë sekuestruar nga ana e Policisë Kufitare 18 mijë euro të padeklaruara.

Në njoftimin e doganës thuhet se në fillim reperoi nuk ka treguar se ka një shumë të madhe parash me vete. Kur ka kaluar makina në vijën e dytë të kontrollit dhe pas kontrollit fizik është konstatuar se Azet kishte 18 mijë euro të padeklaruara në çantë.

“Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganore kanë selektuar për kontroll një automjet me targa të Republikës së Kosovës. Pas ndalimit të automjetit vozitësi dhe pasagjerët kanë deklaruar se nuk posedojnë asgjë. Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit nën asistimin e policisë ku pas ekzaminimit fizik tek njëri nga pasagjerët në trup (saktësisht në çantën e krahut) janë gjetur 18250.00 euro të padeklaruara”, thuhet në njoftimin e Doganës.

“Pala përgjegjëse është gjobitur me 25% të vlerës totale, konform nenit 33.5 te KDAK-es”, thuhet më tej në njoftimin e Doganës së Kosovës.

azet

Sondazh

Poll