Art&Argëtim

Enca: Artistët shqiptarë që janë homoseksualë duhet të dalin hapur

Enca Haxhia ka bërë një reagim të papritur në rrjete sociale, ku shprehet se ka ardhur koha që artistët shqiptarë të tregojnë hapur prirjet e tyre seksuale.

23 Gusht 2022, 13:57 Nga A.B
Enca: Artistët shqiptarë që janë homoseksualë duhet
Enca Haxhiaj

TIRANË- Këngëtarja Enca Haxhia ka bërë një reagim të papritur në rrjete sociale, ku shprehet se ka ardhur koha që artistët shqiptarë të tregojnë hapur prirjet e tyre seksuale.

Sipas saj këta artistë duhet ta tregojnë veten e tyre, gjithashtu do të kenë dhe mbështetjen e fansave. Ndërkaq ajo shtoi se bota do të ishte një vend më i mirë nëse nuk do të ishim kaq gjykues dhe t’i lëmë të tjerët të jetojnë të lirë.

Ka ardhur koha që artistët shqiptar homoseksualë të dalin hapur. Ndjej se kemi nevojë për pak realitet në vitin 2022 dhe shumë fansa do të ndiheshin të mbështetur nga të preferuarit e tyre. Na ka ardhur në majë të hundës me toksicitetin dhe maskulinitetin e rremë. Ndaloni së postuari modele me pagesë, ndaj tregoni veten tuaj të vërtetë. Unë do të isha e para që do t’ju mbështesja sinqerisht”, ka shkruar ajo.

Enca: Artistët shqiptarë që janë homoseksualë duhet

Enca: Artistët shqiptarë që janë homoseksualë duhet

enca haxhija

Sondazh

Poll