Politike

Mbështetja ndaj sportit, Rama u përgjigjet kritikëve: S'duan t'ia dinë për faktet

Me anë të një postimi në Twitter, Rama ka deklaruar se ata që kanë kritikuar nuk duan t'ia dinë për faktet se çfarë qeveria ka bërë për të mbështetur sportistët e kalibrit europian.

23 Gusht 2022, 21:38 Nga I.A
Mbështetja ndaj sportit, Rama u përgjigjet kritikëve: S'duan
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikëve të këtij në lidhje me mbështetjen që qeveria ka bërë për sportin. Me anë të një postimi në Twitter, Rama ka deklaruar se ata që kanë kritikuar nuk duan t'ia dinë për faktet se çfarë qeveria ka bërë për të mbështetur sportistët e kalibrit europian. Po ashtu ai ka theksuar se edhe vetë Luiza ka deklaruar se çdo gjë ka ndryshuar në sportin shqiptar. 

Postimi i Plotë:

Si i bëhet kur s'duan t'ia dinë për faktet mbi çka është bërë,jo sot po prej kohësh tanimë për të mbështetur sportistët e kalibrit europian?Si i bëhet kur s'duan t'ia dinë as kur kampionia vetë thotë që gjithçka ka ndryshuar në mbështetje të saj? I bëhet si Luiza:Vrapo më shpejt!

Kampionia e Europës Luiza Gega u prit me ceremoni në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Qindra qytetarë janë mbledhur në shesh në shenjë mirënjohje dhe nderimi për Luiza Gegën. Me mjetin e tipit ‘Cadillac’, kabriole, Gega u përlot në momentin që qytetarët brohorisnin për të dhe i dhuronin lule. 

edi rama luzia gega

Sondazh

Poll