Politike

Skavica/ Berisha thirrje kompanisë Bechtel: Tërhiqu nga projekti, mos u mashtro nga Rama se s’e lëshojmë Dibrën

Berisha paralajmëroi se ai dhe qytetarët e atij vendi do të bëjnë gjithçka për ta mbrojtur atë.

23 Gusht 2022, 17:53 Nga F.M
Skavica/ Berisha thirrje kompanisë Bechtel: Tërhiqu nga projekti, mos
Sali Berisha

DIBËR- Kryetari i Partisë emokratike Sali Berisha i ka bërë thirrje kompanisë Bechtel që të tërhiqet nga ndërtimi i HEC-it të Skavicës. Në një bashkëbisedim me qytetarët në Dibër, Berisha tha se kompnia në fjalë duhet të dijë që nuk do ta lejojnë të marrin Dibrën e të përmbysin 40 fshatrat e saj. Berisha paralajmëroi se ai dhe qytetarët e atij vendi do të bëjnë gjithçka për ta mbrojtur atë.

"Ky është një projekt absolutisht çnjerëzor, antikombëtar. I bëj thirrje kompanisë Bechtel dhe i them që do t’i jem tmerrësisht mirënjohës për Rrugën e Kombit, por i kërkoj të tërhiqet nga projekti. Tërhiquni, mos u mashtroni nga Rama sepse ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur Dobrën dhe fshatrat e saj. Nuk mund ta zhdukni Dibrën,"- tha Berisha ndër të tjera. 

Nënshkrimi i Kontratës së fazës I për ndërtimin e HEC Skavica u bë nga Drejtori i KESH, Ergys Verdho për palën shqiptare dhe Andrew Patterson, Drejtues Global i Business Development dhe Manaxher i Projekteve të Mëdha për Bechtel Infrastructure, në vitin 2021. Ndërtimi i HEC Skavicës, është një projekt i hershëm, i cili sipas qeverisë, jo vetëm do të përmbushë kërkesa e tregut shqiptar sa i takon prodhimit të energjisë, por do t’i japë mundësi vendit për t’u kthyer edhe në një eksportues të energjisë së rinovueshme. Gjithashtu, sipas qeverisë, do të ketë rolin e një rregullatori në Kaskadën e Drinit si dhe do të minimizojë përmbytjet në zonën e NënShkodrës.

sali berisha

Sondazh

Poll