Politike

Berisha: Vuçiç, vëllai i Edi Ramës, i paraqet shqiptarët si terroristë! Rama talli shqiptarët e Kosovës!

Gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Dibrës, Berisha tha se Rama duke mbrojtur Vuçiç është tallur me shqiptarët e Kosovës.

23 Gusht 2022, 17:54 Nga I.A,F.M
Berisha: Vuçiç, vëllai i Edi Ramës, i paraqet
Sali Berisha

DIBËR- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se presidenti serb Aleksandër Vuçiç, të cilin ai e quajti si vëllain e Edi Ramës, po i paraqet shqiptarët si terroristë. Gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Dibrës, Berisha tha se Rama duke mbrojtur Vuçiç është tallur me shqiptarët e Kosovës. Po ashtu, Berisha tha se serbët në Kosovë janë minoriteti më i mbrojtur dhe më i respektuar në botë. 

"Marrëdhëniet e Edi Ramës me Aleksandar Vuçiç. Cili nga ju ka lexuar fjalimin që Vuçiç mbajti pasi u kthye nga Brukseli para dy ditësh? Çfarë na paraqet ai ne? Na paraqet ne terroristë. Shqiptarët po terrorizojnë shqiptarët në Kosovë. Dhe serbët, thotë ai, po torturohen, por ne nuk do lejojmë vargun e tyre të ikë. Ose NATO t’i ndalë, ose do t’i ndalim ne vetë. Unë ju them këtu se nuk ka minoritet sot në planet që të jetë më i mbrojtur se minoriteti serb në Kosovë. Në ligj dhe Kushtetutë përfaqësohet 5 herë më shumë se sa është në Parlament dhe institucione. Të gjitha organizmat ndërkombëtare mbikëqyrin. Unë që po ju flas si kryeministër jam marrë me përkushtimin më të madh me liritë dhe të drejtat e tyre. Me fondet e qeverisë shqiptare kemi investuar në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Kemi ofruar një meremetim kishash, por i urdhëroi Vuçiç të refuzonin donacionin shqiptar. Kush e kërcënon minoritetin serb? Vuçiçi dhe urrejtja e tij ndaj shqiptarëve. Çfarë është Vuçiçi vëllai i Edi Ramës. Vizitën e fundit, mos harroni, tha kur të filloj luftën do më kërkoni që t’i them një fjalë atij vëllait Vuciç, se i tall edhe me dialektin, se këtë vëllain Vuçiç Edi Rama u bë avokat i tij në samitin e NATO-s. U tha mos i kërkoni pse nuk po zbaton sanksionet me Rusinë, sepse 80% e serbëve mban për hero Putinin," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll