Politike

Berisha: Kishim rrogat më të larta në rajon, tani jemi të fundit  

Gjatë një bashkëbisedimi me banorët e zonës, Berisha ka deklaruar se në kohën që ai ishte kryeministër, qytetarët shqiptarë kishin rrogat më të larta në rajon, madje dhe kalonin dy shtete të Bashkimit Evropian.

23 Gusht 2022, 17:28 Nga I.A
Berisha: Kishim rrogat më të larta në rajon, tani jemi të
Sali Berisha

DIBËR- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se gjatë viteve të qeverisjes së Ramës nga Dibra janë larguar rreth 27% e popullsisë së qytetit. Gjatë një bashkëbisedimi me banorët e zonës, Berisha ka deklaruar se në kohën që ai ishte kryeministër, qytetarët shqiptarë kishin rrogat më të larta në rajon, madje dhe kalonin dy shtete të Bashkimit Evropian. Por sipas Berishës, në qeverisjen e Ramës, ne kemi rënë si shteti me rrogat më të ulta. Po ashtu ai ka theksuar se pasuritë e mëdha nëntokësore që ka Shqipëria janë kthyer në mallkime, pasi po pasurojnë vetëm qeveritarët dhe oligarkët.  

"Në një hak kohor prej 8 vitesh janë larguar 27% e popullsisë së këtij vendi. Por a jemi ne në rrezik? Nëse në 8 vite më parë arritëm që të dalim në krye të rajonit për rrugat më të larta. Ne arritëm që të tejkalojmë të gjitha vendet e Ballkanit dhe të dy vendeve të Bashkimit Evropian. Por ku jemi sot. Jemi përsëri në fund. Ne kemi rroga më të ulta se Kosova. Varfëria i ka bërë qytetarët të largohen. Pse jemi ne në rrezik? Ne jemi një vend me pasuri të mëdha, po ato janë kthyer në mallkime. Kjo qeveri pasuritë e vendit i shfrytëzon me oligarkët," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll