Politike

Berisha: Vuçiç kërcënoi Kosovën me luftë, NATO i nxori kartonin e kuq Vuçiçit, Rama nuk tha asnjë fjalë!

Gjatë një bisede me banorët e Dibrës, Berisha ka deklaruar se kërcënimet e Vuçiç kanë vazhduar deri në momentin që NATO ka reaguar.

23 Gusht 2022, 17:57 Nga I.A,F.M
Berisha: Vuçiç kërcënoi Kosovën me luftë, NATO
Sali Berisha

DIBËR- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar kërcënimet e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç për popullin e Kosovës. Gjatë një bisede me banorët e Dibrës, Berisha ka deklaruar se kërcënimet e Vuçiç kanë vazhduar deri në momentin që NATO ka reaguar. Ndërkohë që ai ka shtuar se për kërcënimet e Vuçiç, Rama nuk ka deklaruar asgjë.

"Le ta pyesim sot Edi Ramën, mor zotëri, ky vëllai yt Vuçiç, çfarë faktesh ka që po terrorizohen serbët në Kosovë? Je ti dhe ai që keni kërcënuar prej disa muajsh për luftë në Kosovë. Gjer sa mori kartonin e kuq nga NATO. Kur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i tha jemi aty, aty është kufiri ynë. Tha ndonjë fjalë ky vëllai i tij në Tiranë? Nuk tha asnjë fjalë!," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll