Politike

Berisha: Mos lejoni të ndërtohet Skavica, Rama synon zhdukjen e Dibrës me projektin e Enver Hoxhës

Ai shtoi se ky projekt është planifikuar fillimisht nga ish-diktatori Enver Hoxha e se tani po vihet në zbatim nga Rama. 

23 Gusht 2022, 17:49 Nga F.M
Berisha: Mos lejoni të ndërtohet Skavica, Rama synon zhdukjen e
Sali Berisha

DIBËR- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë diubramnëve që të ngrihen për të mbrojtur vendin e të mos lejonin ndërtimin e HEC-it të Skavicës. Në një takim me qytetarët në Dibër, Berisha tha se projekti i HEC-it të Skavicës synon përmbytjen e 40 fshatrave. Kryetari i PD-së tha se kryeministri Edi Rama kërkon të zhdukë Dibrën përmes këtij projekti. Ai shtoi se ky projekt është planifikuar fillimisht nga ish-diktatori Enver Hoxha e se tani po vihet në zbatim nga Rama. 

"Më thonë zoti kryeministër ne kemi kontratën e firmosur me Fatos Nanon për të ndërtuar Skavicën. I them kontratën e ke, por i them që me shumë keqardhje nuk mund t’i qëndroj asaj kontrate. Më thotë pse. I thashë pot ë shkosh në atë qark e t’i vizitosh, do dalësh në përfundimin se nuk bëhet. Shkuan, u kthyen dhe më thanë, kishte të drejtë, ajo zonë nuk përmbytet. Tani të ngrihesh me mendjen e Enver Hoxhës dhe të thuash se po ndërtoj e po përmbys për Dibrën e Shqipërinë futesh në histori si një nga kriminelët më të mëdhenj. Nuk mund ta bësh këtë gjë, absolutisht çdo gjë. Mirë Enver Hoxha, por si ka mundësi ti Edi Rama të ndjekësh pikë për pikë projektin e tij., si ka mundësi të përmbysësh mbi 6 mijë hektarë tokë buke për të shpërngulur 37 apo 40 fshatra. Para një jave u publikua lajmi se këtë vit, hidrocentalet private, të ndërtuara pas ’97 kanë prodhuar energji më shumë unë s’do pranoja kurrë të ndërtoja hidrocentrale me përmbytje të mëdha tokash e fshatrash. Shqipëria mund të marrë 700 milionë metërkub gaz nga gazsjellësi, mund të ndërojë panele diellore, jo po tani do mbysim Dibrën, jo po Dibrën s’do ta mbysim. Dua tu bëj thirrje dibranëve kudo që janë, në këtë trevë e kudo që ndodhen, të mbrojmë vendin, nuk mund të zhduket Dibra, mos e lejoni ndërtimin e Skavicës,"- tha Berisha. 

Nënshkrimi i Kontratës së fazës I për ndërtimin e HEC Skavica u bë nga Drejtori i KESH, Ergys Verdho për palën shqiptare dhe Andrew Patterson, Drejtues Global i Business Development dhe Manaxher i Projekteve të Mëdha për Bechtel Infrastructure, në vitin 2021. Ndërtimi i HEC Skavicës, është një projekt i hershëm, i cili sipas qeverisë, jo vetëm do të përmbushë kërkesa e tregut shqiptar sa i takon prodhimit të energjisë, por do t’i japë mundësi vendit për t’u kthyer edhe në një eksportues të energjisë së rinovueshme. Gjithashtu, sipas qeverisë, do të ketë rolin e një rregullatori në Kaskadën e Drinit si dhe do të minimizojë përmbytjet në zonën e NënShkodrës.

sali berisha

Sondazh

Poll