Politike

Berisha: Rrugët në Shqipëri ndërtohen me 30 mln euro kilometri! Vjedhin dhe vetëm vjedhin!

Gjatë një bisede me banorët e Dibrës, Berisha ka deklaruar se nëse në Evropë kilometri i një rrugë ndërtohet me 3 milion euro, në Shqipëri ndërtohet me dhjetëfishin e saj.

23 Gusht 2022, 17:44 Nga I.A,F.M

Berisha: Rrugët në Shqipëri ndërtohen me 30 mln euro

DIBËR- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se qeveria Rama i ndërton rrugët me 30 milion euro kilometri. Gjatë një bisede me banorët e Dibrës, Berisha ka deklaruar se nëse në Evropë kilometri i një rrugë ndërtohet me 3 milion euro, në Shqipëri ndërtohet me dhjetëfishin e saj. Po ashtu ai ka deklaruar se, kjo ndodh pasi në qeveria vetëm po vjedh.  

"Do t’ju jap një shembull. Në vitin 2007 ne vendosëm rentën e mineraleve, një taksë e cila duhet t’u lihet komuniteteve lokale për rrugë, për shkolla. Dhe është detyrim ndërkombëtar. Socialisti Edi Rama 1 vit më parë hoqi rentën. Po si e hoqi? Absolutisht me valixhe ryshfeti, me asgjë tjetër, e blenë ata që shfrytëzojnë mineralet. Ato miniera nuk japin asgjë për atë komunitet përveç aksidenteve dhe rrogave të ulëta. Si ndodh që ne në një vend të pasur të varfërohemi. Ndodh sepse 1 km rrugë në Europë ndërtohet me 2-3 milionë euro, 1 km rrugë në Shqipëri ndërtohet me 24-30 mln euro. Kjo nuk është fantazi. Shkoni dhe merrni çmimin e rrugës nga Iba në Farkë, ngjitur me Tiranën, 30 mln euro kilometri. Zgjerimi i Unazës 24 mln euro kilometri. Pse? Sepse vjedhin dhe vetëm vjedhin," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll