Politike

Dita europiane e kujtesës për viktimat ndaj dhunës, Bregu: 6.000 shqiptarë u ekzekutuan në Shqipëri, me pushkatim

Bregu ka risjellë në vëmendje një video të realizuar afro tre vjet më parë, bazuar në histori të vërtetë, shkruar nga Agron Tufa, prezantuar në projektin "Memo Albania" të Ema Andreas, ku Bregu u angazhua si grua, si personazh publik, e si Sekretare e Përgjithshme e Bashkëpunimit Rajonal, për të përcjellë përmes kujtesës, mesazhet antikomunizëm.

23 Gusht 2022, 16:41 Nga e.k
Dita europiane e kujtesës për viktimat ndaj dhunës, Bregu: 6.000
Majlinda Bregu

TIRANË- Sot është dita europiane e kujtesës për viktimat ndaj dhunës, të cilën Majlinda Bregu e ka kujtuar përmes një postimi në twitter. Bregu ka risjellë në vëmendje një video të realizuar afro tre vjet më parë, bazuar në histori të vërtetë, shkruar nga Agron Tufa, prezantuar në projektin "Memo Albania" të Ema Andreas, ku Bregu u angazhua si grua, si personazh publik, e si Sekretare e Përgjithshme e Bashkëpunimit Rajonal, për të përcjellë përmes kujtesës, mesazhet antikomunizëm.

Ç'ka e ka bërë edhe sot, në ditën europiane të kujtesës për viktimat ndaj dhunës. Bregu ka sjellë, krahas videos edhe disa fakte për të shkuarën e hidhur komuniste: "1944 - 1991 mbi 6.000 shqiptarë u ekzekutuan në Shqipëri, me pushkatim e varje.

"Trupat e tyre nuk iu kthyen asnjëherë familjeve për varrim. Ishin 5.577 burra, 450 gra, 1 milionë vite burg për 34 mijë të burgosur politikë", ka shkruar Br

majlinda bregu

Sondazh

Poll