Sport

Dybala, gëzim në Romë dhe punë në palestër me Orianën, të shtunën në Torino si kundërshtar i Juventusit

Pas suksesit të arritur ndaj Cremoneses, Paulo Dybala publikon në profilin e tij në Instagram përqafimin me shokun e tij Smalling pas golit vendimtar të shënuar nga mbrojtësi anglez

23 Gusht 2022, 17:03 Nga DOSJA

Dybala, gëzim në Romë dhe punë në palestër me

ITALI- Pas suksesit të arritur ndaj Cremoneses, Paulo Dybala publikon në profilin e tij në Instagram përqafimin me shokun e tij Smalling pas golit vendimtar të shënuar nga mbrojtësi anglez, falë të cilit skuadra e Mourinhos udhëton me pikë të plota pas dy javësh, duke udhëhequr kampionatin me Napolin dhe Interin.

Në mendjen e sulmuesit është supersfida me ish-Juventusin e tij, planifikuar të shtunën në orën 18:30 në 'Allianz Stadium' në Torino. Dhe pikërisht në funksion të kësaj ndeshjeje speciale, argjentinasi në storyt e Instagramit publikoi punën në palestër së bashku me partneren e tij Oriana Sabatini. Paulo Dybala me 98 gola në Serie A synon që ndaj bardhezinjëve të shënojë golin e parë me fanellën verdhekuqe.

E.Ç (Dosja.al)

smalling roma

Sondazh

Poll