Sport

"Humbas vetëm po dola me barelë", premtimi i Florian Markut për tifozët dhe sfida me meksikanin: Kjo është nata ime

Florian Marku u shfaq në konferencën për shtyp në prag të përballjes që do të zhvillojë në 'Air Albania' me boksierin meksikan Migel Parra për titullin ëBC. Përgatitjet duket se po shkojnë në rrugën e duhur për boksierin shqiptar që pritet të japë spektakël për tifozët që do të jenë të pranishëm në stadium.

23 Gusht 2022, 16:45 Nga DOSJA

"Humbas vetëm po dola me barelë", premtimi i Florian Markut

TIRANË- Florian Marku u shfaq në konferencën për shtyp në prag të përballjes që do të zhvillojë në 'Air Albania' me boksierin meksikan Migel Parra për titullin ëBC. Përgatitjet duket se po shkojnë në rrugën e duhur për boksierin shqiptar që pritet të japë spektakël për tifozët që do të jenë të pranishëm në stadium.

“Guximin e kam pasur që kur kam lindur. E kam ëndërruar të ndeshem në këtë stadium. Nuk është asgjë fat, është punë dhe sakrificë. Ia del në fund. Vetëm me barelë po me nxori kundërshtari, ndryshe nuk e pranoj humbjen. Do bëj maksimumin të fitoj.

Çdo brez, çdo ndeshje është e njëjtë. Ky brez më çon drejt majave. Kam fituar titullin IBF dhe kam dëshirë ta shtoj koleksionin e rripave në shtëpinë time. Meksikanët janë të fortë, por ata nuk e dinë si janë shqiptarët. Do e shohë një shqiptar të vërtetë dhe do i kujtohet. Nuk kam fare emocione, mezi pres t’ju shoh. Kjo është jeta ime, kam sakrifikuar.

Do jetë nata ime dhe nuk kam fare emocione.  Miguel ka eksperiencë, ka dyfishin e ndeshjeve të mia. Por kam pasur ndeshje në Kafaz e kikbox. Kam humbur herën e fundit kur isha 16 vjeç. Të përgatitet për një natë të paharrueshme. Ju premtoj që nuk do e harrojë kurrë”, tha ndër të tjera Florian Marku.

E.Ç (Dosja.al)

florian marku

Sondazh

Poll