Sport

Nis futbolli në Ukrainë. Vorskla Poltava, me tre ish-lojtarët e Tiranës, humbet...

Tre kampionë shqiptarë, ish-futbollistë të Tiranës: Taulant Seferin, Ennur Totren, si dhe Ardit Toli, nuk mundën të shmangin humbjen e skuadrës nga Poltava

23 Gusht 2022, 16:40 Nga DOSJA
Nis futbolli në Ukrainë. Vorskla Poltava, me tre ish-lojtarët e

UKRAINE - Mes shumë halleve dhe sikleteve, Ukraina ka rifilluar kampionatin e futbollit, edhe pse stadiumet do të jenë të boshatisura e pa atmosferën e zakonshme. Sot janë planifikuar për t’u luajtur katër ndeshje, ndërsa nesër dy të fundit.

Në këtë javë të parë, vëmendje ka tërhequr ajo mes Zorya Luhansk e Vorskla Poltava, e cila u mbyllur me shifrat 3-1. Kjo për faktin, sepse në radhët e skuadrës Vorsklas këtë sezon bëjnë pjesë tre kampionë shqiptarë, ish-futbollistë të Tiranës.

Bëhet fjalë për Taulant Seferin, Ennur Totren, si dhe Ardit Tolin, që kanë zbritur që të tretë në fushë titullarë në ndeshjen e parë të Vorkslas, por pa mundur të shmangin humbjen e skuadrës nga Poltava. Mesfushori Toli luajti 90 minuta të plota, Totre u zëvendësua në minutën e 70-të, ndërsa Seferi u aktivizua vetëm në minutën e 68-të.

Në ndeshjet e tjera u arritën këto rezultate: Shakhtar Donetsk-Metalist 1925 0-0, Ch.Odessa-Veres-Rivne 0-1, ndërkohë që po luhet Kolos Kovalivka-Krivbas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll