Sport

Haaland: "Kam ardhur te Manchester City për të mësuar dhe për t’u përmirësuar"…

Kështu është shprehur sulmuesi norvegjez në një intervistë për 'FourFourTwo'

23 Gusht 2022, 18:37 Nga DOSJA

Haaland: "Kam ardhur te Manchester City për të mësuar dhe

ANGLI - Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland ka dhënë një intervistë për ‘FourFourTwo’, ku ka shpjeguar arsyet e nënshkrimit të tij me klubin anglez. Ka pasur shumë skuadra që janë interesuar për futbollistin norvegjez, por ai ka zgjedhur Cityn. Tani, ai ka siguruar se kjo ka ndodhur për shkak se ai donte të mësonte dhe të përmirësohej për t'u bërë sulmuesi më i mirë i mundshëm.

Haaland e ka bërë shumë të qartë se cilat janë prioritetet e tij: "Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por duhet të jem gjithmonë i kujdesshëm rreth mësimit, zhvillimit. Nuk mund të ndalosh kurrë së kërkuari mënyra të reja për të qenë më i mirë. Shikoni Karim Benzema te Real Madridi. Ai është tani 34 vjeç, dhe papritmas ai është bërë një lojtar edhe më i mirë në dy vitet e fundit, kjo është jashtëzakonisht e mirë. Unë dua ta bëj këtë."

Nga ana tjetër, futbollisti dëshiron të luajë si sulmues dhe të mos lëvizë nga ai pozicion. Përpos që kërkon të bëhet sulmuesi më i mirë i mundshëm, synimi i tij është të bëhet numri '9'. "Unë e shikoja Premier Leaguen shumë para se të vija këtu dhe mendoj se vitet e fundit numri i madh ‘9’ është bërë gjithnjë e më i rrallë. Kjo është edhe arsyeja pse dua të jem një ‘9’ tani! Është pozicioni përfundimtar dhe arsyeja pse doja të bëhesha sulmues, e dua pozicionin tim”,- është shprehur Erling Haaland.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll