Sport

Hapet ‘dosja’ e skandalit të Ronaldos, që theu telefonin e 14-vjeçarit autik. Nëna e djalit të dhunuar: “Ai kurrë nuk kërkoi falje!”

Në një intervistë për ‘Mirror’, nëna e djalit ka treguar se portugezi nuk ofroi as ta zëvendësonte telefonin e prishur, e aq më pak të kërkonte falje. "Kam frikë të dal nga shtëpia. Po na bëjnë të dukemi kriminelë dhe Ronaldon viktimë të pafajshme", tha zonja.

23 Gusht 2022, 17:32 Nga DOSJA

Hapet ‘dosja’ e skandalit të Ronaldos, që theu telefonin e

ANGLI - Një periudhë jo e lehtë për Cristiano Ronaldon, i cili rrezikon të paditet sërish për ngjarjet e 9 prillit të kaluar, kur në fund të ndeshjes kundër Evertonit i theu me qëllim telefonin inteligjent një djali që po e kërkonte ta përshëndeste dhe të bënte një foto me të. 

Policia e Merseyside e paralajmëroi për gjestin dhe e gjobiti me 200 paund, por duket se nuk ka mbaruar këtu: Sarah Kelly, nëna e djalit 14-vjeçar, i cili gjithashtu ka çrregullim të spektrit të autizmit, ka dhënë një intervistë për ‘Mirror’, duke shpjeguar sesi portugezi nuk ofroi as ta zëvendësonte telefonin e prishur, e aq më pak të kërkonte falje. 

Dhe se për episodin, asaj i kanë ardhur disa mesazhe jo fort edukuese përmes rrjeteve sociale: "Kam frikë të dal nga shtëpia. Po na bëjnë të dukemi kriminelë dhe Ronaldon viktimë të pafajshme", tha zonja. Djali ka pësuar një mavijosje në dorë, pas shuplakës së marrë nga Cristiano Ronaldo. Për këtë arsye, zonja Kelly është gati të marrë masa ligjore ndaj yllit portugez.

Muajt e fundit ka ndodhur një telefonatë mes Cristiano Ronaldos dhe zonjës, e cila në intervistë thotë: "Në telefonatë, ai kurrë nuk iu referua djalit tim, duke e thirrur në emër. Për të. ai ishte thjesht 'djali'. Ai më tha: "Unë e di që djali ka probleme…" Dhe përsëri: "Ai tha: "Më fal", por më pas shtoi: "Nuk kam bërë asgjë të keqe", sepse "ai nuk kishte shkelmuar, vrarë, apo grushtuar askënd"".

Në një moment gjatë telefonatës, Cristiano Ronaldo dyshohet se ka thënë: "Nuk dua që çështja të përfundojë në media apo në gjykatë. Unë kam një ekip të mirë avokatësh dhe do të fitoja". Zonja Kelly shtoi: “Ajo tha, se ai dinte t’i manipulonte mediat”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll