Sport

“Një ndeshje për historinë”, Rama “mat forcat dhe bekon” edhe Florian Markun…

“I nderuar nga vizita e një tjetër ylli të sportit shqiptar, superstarit të ringut Florian Marku, që pasnesër, të enjten 25 gusht, synon në Air Albania Arena gjerdanin e madh të kampionit të kategorisë sipërore WBC”, ka shkruar Kryeministri Rama

23 Gusht 2022, 16:57 Nga DOSJA

“Një ndeshje për historinë”, Rama “mat forcat

TIRANE - Pas Luiza Gegës, kampiones së Evropës, Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë, ka pritur në zyrën e tij edhe kampionin e boksit, Florian Marku. Boksieri kuqezi do të zbres të enjten në “Air Albania”, ku ring do të luftohet për titullin e kategorisë superiore në WBC.

Boksieri Marku i ka bërë disa dhurata të veçanta Kryeministrit Rama, ndërsa kreu i shtetit shqiptar i bëri thirrje tifozëve, sportdashësve, të jenë të pranishëm në “Air Albania” për të mbështetur Florian Markun:

“I nderuar nga vizita e një tjetër ylli të sportit shqiptar, superstarit të ringut Florian Marku, që pasnesër, të enjten 25 gusht, synon në Air Albania Arena gjerdanin e madh të kampionit të kategorisë sipërore WBC, në një ndeshje për historinë e boksit botëror,”- ka shkruar në faqen e tij në Facebook, Kryeministri Rama, i cili natyrisht ka përfituar nga rasti të bëjë edhe disa foto me boksierin shqiptar.

“Një ndeshje për historinë”, Rama “mat forcat

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll