Politike

VD-Ceremonia për Gegën, Rama: Vajzat e djemtë do provojnë të kundërtën e asaj që predikojnë talljetrapistët

Rama nderoi sot sportisten me titullin “Kordoni i Madh i Yllit te Mirënjohjes Publike”. 

23 Gusht 2022, 11:55 Nga A.B
VD-Ceremonia për Gegën, Rama: Vajzat e djemtë do provojnë
Edi Rama

TIRANË- Gjatë ceremonisë së nderimit të sportistës Luiza Gega, kryeministri Edi Rama reagoi ndaj kritikëve të sportit. Ai u shpreh se djemtë dhe vajzat shqiptare do të vërtetojnë të kundërtën e atyre që predikojnë ata që ai i quan si 'tallje trapësit'.

'Kështu që, e dashur Luiza, nëse më pyet se ku hyn ti këtu, unë mendoj që ti hyn në një kënd shumë specifik si para kumtuese e një Shqipërie ku shumë më tepër vajza e djem, shumë më shpejt sesa vonë, do provojnë të kundërtën e asaj që predikojnë cinikët dhe më falni talljetrapistët me Kombin me flamurin dhe me çdo norme morale, dhe etike të traditës shqiptare.

Shumë vajza dhe djem që sot janë të regjistruar edhe në lëvizjen e re olimpike për të cilën kemi një vit që përgatitemi, në lëvizjen që do të nisë këtë shtator nga shkollat, nga universitetet, me mbi 650 skuadra të regjistruara në volejboll dhe basketboll për vajza dhe për djem në shkolla dhe rreth 50 pak a shumë, në mos gaboj, universitete që do të shtohen, me një kalendar që për herë të parë do të ketë lëvizja sportive ne Shqipëri e sportit jo thjeshte për të fituar, por e sportit për të ndryshuar në raport me jetën shoqërore, në raport edhe me tundimet dhe sfidat që sjell teknologjia e cila i ka mbërthyer kalamajtë pas atyre mrrokllave që i shkëpusin nga shokët, që i shkëpusin nga gjuha e folur, që i shkëpusin nga puna fizike dhe që s’kanë lidhje fare me sfilitjen, me gjakun, me djersen dhe me lotët, por pa këto nuk ka sukses, pa këto nuk ka progres, pa këto nuk ka zhvillim. 'tha Rama.

Rama nderoi sot sportisten me titullin “Kordoni i Madh i Yllit te Mirënjohjes Publike”. 

edi rama luiza gega

Sondazh

Poll