Aktualitet

Pësoi infarkt, 28-vjeçari ndërroi jetë në burgun e Lezhës pasi kërkoi metadon, kërkesa iu refuzua

28-vjeçari kishte kërkuar metadon, por që duke qenë se kishte varësi nga droga, efektivët nuk ia kanë plotësuar kërkesën.

23 Gusht 2022, 10:46 Nga F.M
Pësoi infarkt, 28-vjeçari ndërroi jetë në burgun e
Burgu

LEZHË- Ordison Kastrioti është 28-vjeçari që gjeti vdekjen një ditë më parë në burgun e Lezhës. Mësohet se i riu ka gjetur vdekjen si pasojë e një infarkti që ka pësuar teksa ndodhej në paraburgim, pas arrestimit për trafik droge e dhunë në familje.

Policë të burgut shkruajnë për JOQ se 28-vjeçari kishte kërkuar metadon, por që duke qenë se kishte varësi nga droga, efektivët nuk ia kanë plotësuar kërkesën.

“E refuzuan per arsye se ka qene tip drogagjiu e kane perbuz. Ka kerkuar paradite te vizitohet nga doktori burgut Ndoc Qardaku, nuk ia aprovuan kerkesen. Eshte neglizhuar e lene mas dore, arsyeja mbetet enigme. Ky ka gjetur vdekje vetem pse nuk i kane sjelle medikamentin (ilacin) metadon. Ky ka qene disa vite perdorues i ketij ilaci. Stafi mjeksor e stafi policor nuk kane qene korrekt ne koh per te shpetuar jeten e ktij 28 vjecari,”- shkruhet në reagim.

Lajmi për vdekjen e të riut u raportua një natë më parë.

ordison kastrioti

Sondazh

Poll