Aktualitet

Arrestohet në ‘shtëpinë e barit’ shqiptar në Angli/ Policia e gjen në gjumë, Elezi kishte borxh ndaj trafikantëve

Elezi kujdesej për lëndën narkotike e cila ishte vendosur në një shtëpi në Broadstone Way, Holme Wood, Bradford.

23 Gusht 2022, 08:47 Nga A.B

Arrestohet në ‘shtëpinë e barit’ shqiptar në

BRITANI E MADHE- Amarild Elezi është 25-vjeçari shqiptar i cili ka ranë në prangat e policisë pasi u kap në një fermë kanabisi në Bradford. Elezi kujdesej për lëndën narkotike e cila ishte vendosur në një shtëpi në Broadstone Way, Holme Wood, Bradford, shkruajnë mediat e huaja.

Në banesë u zbuluan 81 fidanë. Në momenti kur u kap Elezi ishte në gjumë, në dhomën me lëndë narkotike. I riu shqiptar i cili ishte marangoz, kishte hyrë ilegalisht në vend dhe fillimisht kishte punuar në kantierë.

Ai kishte 5000 £ borxh ndaj trafikantëve dhe e solli në Bradford për të kujdesur bimët e kanabisit për të paguar paratë.

amarild elezi

Sondazh

Poll