LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tregtari i shpëton atentatit në Kurbin/ 60-vjeçari plagoset në dyqanin e tij, arrestohet autori

• Plagoset Besim Zeneli në Laç. •60 vjeçari i ka shpëtuar atentatit që i bënë disa persona pranë dyqanit të frutave perimeve. •Ngjarja ndodhi rreth orës 00:25, në fshatin Shullaz, kur i plagosuri ka qenë në biznesin e tij që ndodhet në anë të rrugës, në autostradën Laç – Lezhë. •Për pasojë, Zeneli ka marrë plagë në trup dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor. • Tre persona janë shoqëruar nga policia, mes tyre edhe autori i dyshuar. •Policia informon se nuk do bëhen të ditur identitetet e personave të shoqëruar, për shkak të vijimit të hetimeve dhe ruajtjes së sekretit hetimor.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VIDEO- Tregtari u qëllua me 2 plumba pranë biznesit ku punonte, pamjet nga vendi i ngjarjes në Laç

Tregtari i shpëton atentatit në Kurbin/ 60-vjeçari plagoset
Biznesi

KURBIN- Ky është biznesi ku punonte çdo ditë Besim Zeneli. Rreth orës 00:25, teksa 60-vjeçari ishte duke mbyllur dyqanin e fruta perimeve që ndodhet në autostradën Tiranë-Lezhë, pranë Thumanës, u qëllua me armë zjarri.

Për pasojë, Zeneli mori dy plumba, të cilat i shkaktuan plagë në trup. Ai tashmë ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, duke administruar çdo provë dhe vlerësuar çdo informacion, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Tashmë janë shoqëruar 3 persona, mes tyre dhe autorin e dyshuar të ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe arrestimin e autorëve të dyshuar.

3 VITE ME PARE

Plagosja e tregtarit në Laç/ Zeneli u qëllua me 2 plumba, pistat kryesore të hetimit

Tregtari i shpëton atentatit në Kurbin/ 60-vjeçari plagoset
Policia

KURBIN- Dy janë pistat kryesore të cilat po hetohen nga grupi hetimor, për plagosjen në Kurbin. Sipas policisë deri tani dyshimet kryesore janë të një grabitje të mundshme apo ajo e një hakmarrjeje.

Besim Zeneli teksa mbyllte dyqanin e tij është plagosur me dy plumba. 60-vjeçari është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë mjekimin e duhur. 

Policia ka bërë ndalimin e tre personave, mes tyre dhe të autorit të dyshuar. 

3 VITE ME PARE

Plagosja e tregtarit në Laç, Policia: Kapet autori i dyshuar, të shoqëruar edhe dy persona të tjerë

Tregtari i shpëton atentatit në Kurbin/ 60-vjeçari plagoset
Policia

KURBIN- Besim Zeneli ka mundur t'i shpëtojë atentatit që iu bë rreth orës 00:25 në fshatin Shullaz. Policia informon se ka vënë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes së tregtarit të fruta perimeve si dhe ka ndaluar edhe dy persona të tjerë. Zeneli ka marrë plagë në trup dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor. Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, duke administruar çdo provë dhe vlerësuar çdo informacion, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Policia informon se nuk do bëhen të ditur identitetet e personave të shoqëruar, për shkak të vijimit të hetimeve dhe ruajtjes së sekretit hetimor.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 00:25, gjatë kohës që shtetasi B. Z. 60 vjeç, banues në fshatin Shullaz, Kurbin, ka qenë në biznesin e tij (dyqan fruta-perimesh) që ndodhet në anë të rrugës, në autostradën Laç – Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Për pasojë, shtetasi B. Z. ka marrë plagë në trup dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor. Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, duke administruar çdo provë dhe vlerësuar çdo informacion, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 3 persona, mes tyre dhe autorin e dyshuar të ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe arrestimin e autorëve të dyshuar. Për momentin nuk bëjmë me dije identitetin e personave të shoqëruar, për shkak të vijimit të hetimeve dhe ruajtjes së sekretit hetimor.

3 VITE ME PARE

Plagosja në Laç/ 60-vjeçari u qëllua me breshëri arme sapo u afrua te dyqani i tij, mister autorët

Tregtari i shpëton atentatit në Kurbin/ 60-vjeçari plagoset
Policia

LAÇ- Disa persona kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të 60-vjeçarit Besim Zeneli, teksa ky i fundit po afrohej në dyqanin e tij në rrugën kryesore. Zeneli u qëllua në dyqanin e tij të fruta-perimeve, nga disa persona. Policia ka bërë ndalimin e tre personave, mes tyre dhe të autorit të dyshuar. 

I plagosuri, tregtari Zeneli është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

3 VITE ME PARE

U plagos në autostradën e Laçit, zbulohet identiteti i 60-vjeçarit, dërgohet te spitali i Traumës

Tregtari i shpëton atentatit në Kurbin/ 60-vjeçari plagoset
Policia

TIRANË- Besim Zeneli është personi i cili ka mbetur i plagosur ditën e sotme në autostradën Milot-Thumanë. 60-vjeçari është dërguar në spitalin e Traumës për shkak të plagëve të marra. Nuk dihet ende dinamika e sulmit e se kush janë personat përgjegjës që kryen këtë plagosje. 

Policia ka shoqëruar disa persona në polici dhe pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje. 

3 VITE ME PARE

Plagosje me armë pranë autostradës në Laç, 1 i lënduar, shoqërohen disa persona në polici

Tregtari i shpëton atentatit në Kurbin/ 60-vjeçari plagoset
Policia

LAÇ- Plagosje me armë zjarri në Laç. Besim Zeneli ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. E gjithë ngjarja ka ndodhur ditën e sotme pranë autostradës. Policia ka shoqëruar në polici disa persona që mund të kenë dijeni për këtë sulm që iu bë Zenelit. Ky i fundit është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë kujdesin e duhur shëndetësor. Nuk dihet nëse është në rrezik për jetën apo jo. 

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërkohë që ka nisur punën për të identifikuar autorin/ët.

plagosje ne lac

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet