Politike

Berisha nis aksionin opozitar në shtator! Mban "Foltoren" në Romë

Takimi do të mbahet me datë 18 shtator në Romë! Berisha ka paralajmëruar prej kohësh tashmë se shtatori do të jetë muaji ku do nisë dhe aksioni opozitar dhe rigjenerimi i Partisë Demokratike.

22 Gusht 2022, 18:31 Nga e.k
Berisha nis aksionin opozitar në shtator! Mban "Foltoren" në
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demoklratike, Sali Berisha duket se do të nisë sërish bashkëbisedimin me demokratët në atë që ai e quan "Foltore", pasi ka njoftuar takimin e radhës me demokratët në Itali.

Takimi do të mbahet me datë 18 shtator në Romë! Berisha ka paralajmëruar prej kohësh tashmë se shtatori do të jetë muaji ku do nisë dhe aksioni opozitar dhe rigjenerimi i Partisë Demokratike.

Në një foto të shpërndarë në rrjetet sociale bëhet e ditur se Sali Berisha do zhvillojë një takim me demokratët që jetojnë në Romë dhe ku me siguri do bashkëbisedojë me ta në lidhje me ecurinë e procesit të zgjedhjeve në parti.

sali berisha

Sondazh

Poll