Politike

Incidentet në Uzina/ Çuçi: S’do i vendosim nga një agjent çdo turisti rus që vjen në Shqipëri

Më tej ai u shpreh se institucionet veprojnë vetëm atëherë kur kanë informacione dhe kur cënohet siguria e vendit.

22 Gusht 2022, 14:25 Nga e.k
Incidentet në Uzina/ Çuçi: S’do i vendosim nga një
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u shpreh se nuk nuk mund t'i vendoset një agjent nga pas çdo turisti që vjen të vizitojë, Shqipërinë. Ai i bëri komentet gjatë një konference për mediat pas incidenteve të ndodhura në dy uzinat ushtarake të vendit. 

Më tej ai u shpreh se institucionet veprojnë vetëm atëherë kur kanë informacione dhe kur cënohet siguria e vendit.

 Bledi ÇuçiKur je vend i lirë dhe kur ke një regjim vizash për turistësh do i lësh të lirë, në momentin kur kërcënojnë apo kryejnë vepër penale do trajtohen si të tillë. S’do i vendosim nga një agjent çdo turisti rus që vjen në Shqipëri, institiucionet gjithmonë kanë reaguar me profesionalizëm dhe në këtë rast, institucionet kanë reaguar në kohë. Nuk është vendi që cdo turisti që ne i kemi thënë të vizitojnë Shqipërinë e lirë ti vendosim një agjentë nga pas. Vepron aty ku ka info, aty ku ka info ka dhe ndjekje e në veprim të cdo reagim.

Incidenti që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë ndodhi më 20 gusht. Ishte roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç, 25 vjec. Dy ushtarakët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

bledi çuçi

Sondazh

Poll